Diant Ramaj, portieri i Ajax ëndërron Gjermaninë. “Gardiani” me origjinë shqiptare, ka dhënë një intervistë për mediat në Holandë, ku thotë se ka në tavolinë ftesat e Shqipërisë dhe Kosovës. Gjithsesi, Ramaj u shpreh se po pret Gjermaninë.

“Më duhet të bëj një zgjedhje, por nuk dua ta bëj shumë shpejt. Kosova dhe Shqipëria tashmë më janë afruar. Unë thashë se më duhet kohë, edhe sepse shpresoj dhe pres Gjermaninë”, tha Ramaj.

22-vjeçari ka mbrojtur portën e Ajax në 10 ndeshje të kampionatit këtë sezon. Lojtari ka luajtur për Heidenheim dhe Frankfurt. Lojtari në fjalë shihet me mjaft prespektivë nga drejtuesit e Ajax dhe në në një të ardhme të afërt, mund të dëgjojmë shumë të flitet për të. Ramaj ka kontratë me Ajax, të vlefshme  deri më 30 qershor 2028.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: