Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të vazhdojë ta godasë fort Iranin, pasi sulmet shënjestruan “makinën e parave” të vendit.

“Pasi shkatërruam 70% të aftësisë së saj për të krijuar çelik, i cili përdoret si lëndë e parë për armët e përdorura kundër nesh”, tha kryeministri izraelit, “sot sulmuam fabrikat e tyre petrokimike”.

“Këto dy gjëra janë makina e tyre e parave, e cila financon luftën e tyre të terrorit kundër nesh dhe kundër botës.”

“Ne do të vazhdojmë t’i godasim ata, siç premtova”, theksoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb