Në një intervistë në “Minuta e Parë” në “News24”, kreu i PBDNJ Vangjel Dule foli për skandalin e SHISH që çoi në arrestimin e Vlora Hysenit.

Gjatë intervistës ai tha se lidhur me këtë situatë se është parë vetëm “maja e ajsbergut” dhe se sipas tij çështja është dhe më problematike.

“Në Komisionin Hetimor të ngritur nga parlamenti në 2014 pavarësisht se u përfolën shumë politikanë se ishin subjekt përgjimesh të paligjshme i vetmi rast që  u bë publik ishte rasti im. Pra e ka pasur këtë tendencë që të përfshihet edhe në aferat e jetës së brendshme politike që nuk është në destinacionin e vet. Por ajo që ne pamë ka prekur ato aspekte që konsiderohen të paprekshme në çdo sistem dhe kjo bëhet edhe më e rrezikshme sepse ne nuk jemi vend i izoluar. Është rrezik për interesat kombëtare të vendin por edhe për aleatët tanë. Ka kërcënime bota jonë perëndimore pjesë e së cilës jemi dhe nuk tregojmë përgjegjshmërinë  e duhur. Por është edhe rrezik që nuk kemi një vlerësim nga aleancat ndërkombëtare ku ne jemi pjesëtarë.  Pra kemi parë vetëm majën dhe mbetet të shohim edhe ecurinë e veprimeve përfundimtare të drejtësisë. Por dua të them se institucioni i Prokurorisë së Posaçme ka qenë selektiv. Nuk mund që për një rast të arrestohet ish kreu i shtetit Presidenti në mes të ditës duke shkaktuar dhunë. Pra duhet që institucioni që ka pasur të gjithë atë mbështetje si asnjë institucion tjetër, ta justifikojë me transparencë, dhe mungesën e selektivitetit”, tha ndër të tjera ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: