Në veriperëndim të Kamerunit, shtatë ushtarë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në një varg sulmesh të kryera nga separatistët, tha një zyrtar.

“Separatistët terroristë sulmuan njëkohësisht tre postblloqe ushtarake në rajonin veriperëndimor. Këto përfshijnë qytetet Nkambe, Noni dhe Ndu”, u tha gazetarëve Adolphe Lele Lafrique, guvernatori i rajonit.

Sulmet, të cilat ndodhën mes të dielës në mbrëmje dhe herët të hënën, janë vrasjet e fundit të personelit ushtarak në rajonin anglofon, i cili ka qenë në krizë separatiste që nga viti 2016.

Vendi dygjuhësor në Afrikën Qendrore ka një popullsi prej më shumë se 21 milionë banorësh, me një pakicë 20 për qind që flet anglisht, e cila pretendon të jetë e margjinalizuar. Njerëzit anglofonë janë të ndarë mes atyre që duan federalizmin dhe atyre që duan shkëputjen si një formë pavarësie.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb