KORÇË

Policia e Shtetit ka dhënë informacione zyrtare për drogën e kapur mbrëmjen e sotme në Kapshticë. Sipas të dhënave zyrtare, Policia Kufitare në bashkëpunim me Autoritetet Doganore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Makina Me Droge Greqi
Makina Me Droge Greqi

Gjatë kontrollit të detajuar në vijë të dytë duke përdorur qen antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, Policia Kufitare dhe Dogana kanë konstatuar në dy kamione lëndë narkotike.
Ndërkohë po vijon kontrolli i imtësishëm i dy mjeteve. Për arsye hetimore, policia thotë se nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb