Rreth 300 kilogramë marihuanë u sekuestruan në portin e doganës së Podgoricës. RTCG shkruan se droga u zbulua nga anëtarët e Administratës së të Ardhurave dhe Doganave, të kryesuar nga Aleksandar Damjanović.

Droga posedohej nga një qytetar nga Bosnja dhe Hercegovinës, në një kamion cisternë, i cili mësohet se kishte hyrë në Mal të Zi nga dogana e Hanit të Hotit. Droga do të transportohej në Bosnje Hercegovinë.
“Pasdite, një cisternë erdhi nga Shqipëria dhe kolegët e dërguan në terminalin doganor në Podgoricë, për një kontroll më të detajuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pastaj, përmes një skaneri, ne përcaktuam se në rezervuarin, i cili duhej të shkonte në Bosnje, afërsisht një e pesta ishte përpunuar për një bunker të veçantë të kontrabandës. Sipas gjetjeve të para, aty ka rreth 300 kilogramë marihuanë. Personi dhe mallrat i janë dorëzuar policisë për veprime të mëtejshme”, -tha Siniša Raičević, menaxheri i Shtëpisë Doganore të Podgoricës, për TVCG.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: