Në kohë dhimbjeje, të gjithë bëhen bashkë dhe solidarizohen me ata në nevojë. Kështu ka bërë dhe PAOK-u. Klubi selanikas, kampion i Greqisë, ka mbështetur publikisht nismën e tifozërisë së tij, që ka nisur grumbullimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti, ndihma që do të nisen të enjten drejt Shqipërisë.

Paoku
Paoku

“Tifogrupi Toumba po grumbullon ndihma për Shqipërinë dhe misioni i grumbullimit zgjat deri të enjten. Të nevojshme janë veshmbathje, ushqime, pije dhe trajtime mjekësore”, shkruan tifogrupi.

“Le të bashkohemi të gjithë me tifogrupin Toumba për të ndihmuar Shqipërinë. Të jemi bashkë, e bëjmë botën më të mirë”, njofton vetë klubi i PAOK-ut, që ka shpërndarë njoftimin e tifozërisë së tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: