KANADA- Policia kanadeze ka arrestuar 2 studentë, një prej tyre me origjinë marokene si autorë të sulmit me 6 të vrarë në një xhami në Quebec, që ndodhi një ditë pasi kryeministrit Justin Trudeau dënoi politikën e emigrimit të presidentit amerikan Donald Trump.

Alexandre Bissonnette dhe Mohamed Khadir sipas mediave vendase u arrestuan menjëherë pas sulmit në xhami që ndodhi mbrëmjen e të dielës. (në foto: Alexandre Bissonnette)

Ata akuzohen se kanë hapur zjarr gjatë një rituali lutjeje duke bërtitur “Allahu Ekber” duke zbrazur një breshëri plumbash.

Gjashtë persona mbetën të vrarë dhe 8 të tjerë u plagosën. Shumica e njerëzve brenda në ndërtesë ishin burra dhe 39 prej tyre arritën të dalin të palënduar.
Kanada sulmi

Edhe më herët policia vendase konfirmoi se dy persona janë arrestuar në lidhje me sulmin por hetimet po vazhdojnë. Një prej të dyshuarve u arrestua në xhami ndërsa tjetri pas një ndjekjeje 15 milje larg vendngjarjes.

Kryeministri kanadez dënoi aktin si barbar, ndërsa shkroi në Twitter: “Sot, kanadezët qajnë për ata që u vranë në një sulm barbar në xhaminë e qytetit Quebec. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjarët e tyre”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: