Një ngjarje e pazakontë është regjistruar të dielën e 21 prillit në Kanada, kur një tren mori flakë në qendër të Ontarios.

Treni tregtar i Kansas City Railway mori flakë, kur po kalonte në një zonë banimi.

Zjarrfikëset shkuan në vendngjarje, pasi në vagonë kishte edhe materiale të rrezikshme. Pas një orë e gjysmë, zjarrfikëset shuan zjarrin.

“Nuk ka gjasa që shkëndija nga rrotat e trenit të shkaktojë zjarrin”, tha konsulenti hekurudhor Malcolm Cairns. Pamjet janë publikuar nga mediat lokale vendore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: