Gjatë kontrolleve të kryera në kopshtin e shkollës me konvikt Marieval në provincën Saskatchewan të Kanadasë, janë gjetur varre me eshtrat e 751 trupave të fëmijëve të cilat nuk gjenden në regjistrat zyrtarë.

Cadmus Delorme, Prijësi i Indigjenëve First Nation të Rajonit të Cowessess, ku ndodhen varret, tha në një konferencë për shtyp se 751 varre që nuk janë në regjistrat zyrtarë deri më tani janë zbuluar si rezultat i punës së kryer që nga fillimi i këtij muaji.

“Ky nuk është një varr masiv, këto janë varre pa emra”, tha prijësi Delorme.

Duke deklaruar se varret duhet të përmbajnë shenja, Delorme tha se Kisha Katolike Romake, e cila menaxhonte varrezën, hoqi shenjat nga varret në vitet 1960.

Sipas të dhënave zyrtare kanadeze, Shkolla Kishtare Indogjene Marieval funksionoi nga viti 1899 deri në vitin 1997 në rajonin Cowessess, rreth 140 kilometra në lindje të kryeqytetit të provincës, Regina.

Pasi zbulimit të varreve të paregjistruara me eshtrat e 215 fëmijëve në kopshtin e shkollës rezidenciale në Kamlopps të provincës British Columbia më 29 maj, në Kanada u zbuluan varre të reja si rezultat i skanimeve me radar me depërtim të thellë të nisura në 139 shkolla në gjithë vendin.

Ish-shkollat kishtare me konvikt, të cilat kryeministri kanadez Justin Trudeau i ka përshkruar si “një nga kapitujt më të errët në historinë kanadeze”, kanë tërhequr së fundmi vëmendjen e opinionit ndërkombëtar me varre masive të gjetura në kopshtet e tyre.

Një total prej 139 shkollash kishtare me konvikt, e para prej të cilave u hap nga Kisha Katolike në vitin 1840 në emër të qeverisë kanadeze dhe e fundit u mbyll më 1997, u bënë vende ku më shumë se 150.000 fëmijë indigjenë u morën me forcë nga familjet e tyre gjatë viteve që vepruan.

Të larguar me forcë nga familjet dhe kulturat e tyre për t’u integruar në komunitetet e bardha shumicë, pjesa më e madhe e fëmijëve u keqtrajtuan, iu nënshtruan abuzimit seksual dhe fizik dhe u dënuan me uri dhe të ftohtë.

Ndërsa në vitin 2008 kryeministri kanadez i asaj kohe Stephen Joseph Harper kërkoi falje në emër të shtetit për atë që ndodhi në shkollat ​​me konvikt, në të njëjtin vit në vend u krijua Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit për të zbuluar të gjitha dimensionet e tragjedisë.

Duke dëgjuar më shumë se 6.000 viktima të mbijetuar, komisioni përfundoi punën e tij në vitin 2015 dhe përgatiti një raport me 4.000 faqe.

Duke i përkufizuar ngjarjet në raport si “gjenocid kulturor”, komisioni i bëri rekomandime qeverisë në 94 artikuj për zgjidhjen e problemit.

Në disa burime, numri i fëmijëve që kanë vdekur gjersa kanë qëndruar në shkollat kishtare jepet si 4.200, ndërsa raporti i komisionit deklaron se ky numër ishte 5.995, pasi vdekjet nuk ishin dokumentuar nga administratat e kishës.

Po ashtu është zbuluar se zyrtarët e shkollave kishtare, të cilët morën me forcë nga familjet e tyre fëmijët e fiseve autoktone në rajonet ku ishin vendosur, kanë kryer eksperimente mjekësore mbi fëmijët dhe abuzime seksuale dhe fizike.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb