Përhapja e COVID-19 po ngadalësohet në Kanada, por vendi nuk është ende jashtë rrezikut, vlerësoi sot kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

“Lajmi i mirë është se të dhënat tregojnë se ne jemi duke e ngadalësuar përhapjen e virusit në të gjithë vendin, por nuk jemi ende jashtë rrezikut dhe COVID-19 ende është një kërcënim për shëndetin dhe sigurinë e kanadezëve”, tha Trudeau, në konferencën e tij të përditshme për shtyp.

“Situata mbetet serioze, veçanërisht në zonat ku ka ende një numër të madh të rasteve të reja dhe në qendrat e kujdesit afatgjatë dhe vendbanimet për të moshuarit”, shtoi ai.

Kreu i qeverisë kanadeze përsëriti rëndësinë e larjes së duarve, mbajtjen e një distanca fizike dhe rekomandoi të vënien e një maskë në publik.

Deri më tani, Kanadaja ka regjistruar më shumë se 93 000 raste infektimi dhe 7 654 vdekje nga COVID-19.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb