TIRANË

Në bashkëbisedimin me mediat, gjatë konferencës “Ekonomia në fokus”, kryeministri Edi Rama iu përgjigj interesit të medias lidhur me vizitën e një dite më parë në Bruksel e kryesisht, e veçanërisht në deklaratat e ndërkombëtarëve për kandidatë me integritet në listat zgjedhore të 25 prillit.

“Vetëm faktet nuk janë opinione dhe koncepti i fakteve alternative për të njëjtat fakte, ka hyrë së fundmi në shoqërinë njerëzore si rezultat i lajmeve të rreme e propagandimit të lajmeve të rreme.

Nuk kam dëgjuar asnjë ultimatum, përkundrazi, kam dëgjuar vlerësime pozitive për Shqipërinë, si ata që nuk jetojnë në botën e fakteve alternative.

Ka një gabim në objekt, ajo është një referencë e shkruar, stërdiskutuar, stërkomentuar për një kohë të gjatë s’kam dëgjuar asnjë ultimatum, me vjen mirë që koha tregoi, dhe tregoi shpejt, që unë kisha të drejtë për reformën zgjedhore, dhe që refroma zgjedhore ka marrë vlerësim maksimal që ishte krejt kundër nga opinioni i botës paralele të fakteve alternative. Nëse ka pasur në Bruksel diçka që ka kërcitur, siç kërcet një derë e vjetër në sallë kur luhet një koncert, ka qenë e koleges tuaj, absolutisht e pavend dhe e padobishme, për të mos thënë turpëruese për kategorinë e gazetarëve. për të gjithë ju e ne, të bazuar në botën e fakteve alternative.” u shpreh Rama.

Ndër të tjera kreu i qeverisë komentoi edhe marrëveshjen për portin e Durrësit, për të cilën tha se  në Bruksel as është folur dhe as diskutuar kjo cështje.

“Po kaq e pavërtetë sa mungesa e një ultimatumi është edhe ajo për portin e Durrësit. As është folur, as diskutuar, as prekur asnjë fjalë lidhur me këtë temë, zero. Dhe është për të ardhur keq që kjo shpiket këtu në Tiranë, ndërkohë që ai investim është për të gjithë. Për ekonominë e të gjithëve e të ardhurat tuaja personale, do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë shqiptare e rritjen e të ardhurave të këtij vendi.

E kam dëgjuar këngën e Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, që kanë investime të huaja dhe faktikisht kemi paguar disa vite koston e një imazhi skandaloz të trashëguar dhe tamam kur bëhemi gati të bëjmë investime, të përmasave të mëdha dhe që kanë po atë efekt që kanë patur mbi malin e zi, që kanë rrogat më të larta në rajon, nga investimet e kësaj natyre, këtu prodhohet baltë e shpifet paturpësisht për diçka që është drejpërdrejtë e lidhur me interesin personal, familjar tuajin sepse rritja në ekonomi do ndikojë te ekonomia e gjithësecilit. Pa folur për mungesën totale të përgjegjësisë atdhetare” tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb