Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka deklaruar gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News 24 me Nisida Tufën se do të kandidojë si deputet në listë të hapur në Aleancën për Shqipërinë Madhështore, me qëllim maksimalizimin e votës për partinë e tij në zgjedhje.

Idrizi theksoi se synimi i PDIU është të sigurojë dy mandate në Tiranë, si dhe të përfaqësohet edhe në qarqet e Durrësit, Vlorës dhe Fierit. Ai u shpreh se dalja e tij në listë të hapur është një strategji për të mobilizuar mbështetësit dhe për të forcuar praninë e partisë në skenën politike shqiptare.

Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi: Dola në listë të hapur, që të maksimalizojmë rezultatin në këto zgjedhje. Ne duam dy mandate në Tiranë, ndërsa kemi objektiv për të marrë mandat edhe në Durrës, Vlorë, Fier. Isha në Kavajë, ndërsa tani jam përqendruar në Tiranë. Dalja e kryetarit të partisë në listë të hapur, sjell mobilizim tek njerëzit. Takoj me dhjetëra njerëz në ditë, jam përpjekur të jem larg dhe ekraneve. Unë kam eksperiencën e duhur politike, kam marrë pjesë në shumë zgjedhje. Është e rëndësishme që PDIU të ketë sa më shumë mandate në Tiranë dhe në Shqipëri. Unë mendoj se të gjithë kryetarët e partive duhet të ishin në listë të hapur.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: