Padyshim që surprizë ishte kandidimi i Myslim Murrizit si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

Pak para nisjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, ish-deputeti Murrizi në një intervistë për gazetarin Osman Stafa të ‘News24’ tha se ai ishte kthyer në shtëpinë e vetë.

Duke u ndalur te sanksionet ndaj Berishës nga ana e SHBA-ve, Murrizi tha se në 97 kanë qenë edhe më të ashpra për të.

Ishte surprizë kandidimi juaj për anëtar të Këshillit Kombëtar…
Suprizë do ishte po të kisha shkuar te PS, Siç ka ndodhur kur kanë kapërcyer yberin. Jam kthyer te partia ime, sot grupi që mban vulën më ka larguar. Kam ardhur në shtëpinë time.

A është përbashkues ku Kuvend ?
Bashkim 100% nuk ka. Idealja është utopi. Kjo është shumica dërrmuese që do të shprehet me votë. Shpresoj që numri i atyre që do i bashkohen këtij kuvendi, të jetë maksimalja e mundshme e demokratëve.

A përfiton PD e përçarë?
S’ka qenë 100% solid qe në 1991,. Pasi nuk është parti e punës. ka pasur grupe. Deri te grupi armiqësor i fundit, Murrizi, Hajdari.

Nëse do marrim një numër të deputetëve të PD, shumica s’janë…
PD ka asnjëherë 59 deputetë, 9 ia fali Basha aleateve. Dëgjova dje deklaratën e Alibeajt që thoshte; amerikanët më këshilluan që të bëjë një opozitë të fortë. Unë që jam i vjetër në këtë parti, në 97 kanë qenë më të ashpra sanksionet ndaj Berishës, se sa ato të administratës Biden. Sot kam ardhur me çantë dhe jo me dosje, vij për të dhënë dhe jo për të marrë. Skam qenë pjesë e pushtetit, por deputet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: