“Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf”…Ky është slogani i Hazbi Kasajt, kandidat për kryetar bashkie të Këlcyrës. Dy prej pikave kryesore të programit elektoral të kandidatit për kryetar bashkie, janë hapja e shtëpive publike dhe legalizimi i hashashit për banorët e Këlcyrës.

Hasbiu do të garojë në këto zgjedhje nën siglën e Partisë së Emigracionit Shqiptar me kryetar Kristaq Papa, i detyruar pasi “Zgjidhja” nuk ia dha këtë mundësi. Kasaj do të ballafaqohet me Klement Ndonin nga PS që rikandidon për një mandat të tretë dhe Shkëlqim Muhaj nga partia Bindja Demokratike.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: