Kandidati i parë për në Gjykatën e Lartë, Sokol Sadushaj është intervistuar sot në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjatë fjalës së tij, Sadushaj deklaroi se prej 33 vitesh është pjesë e sistemit të drejtësisë, si prokuror, avokat, jurist në administratë, anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe hartues ligjesh.

“33 vite pune në sistemin e drejtësisë, si prokuror, avokat, jurist ne administrate, anëtar i gjykatës Kushtetuese, hartues ligjesh. Procesin e nisa për një motiv të fortë, të jap kontribut në fushën e së drejtës administrative.”, tha ai. Teksa u ndal tek Gjykata e Lartë, Sadushaj tha se sfida e parë është që të shndërrohet ky institucion i drejtësisë, në gjykatë ligji.

“T’i jepet legjitimiteti këtij institucioni. Legjitimitetin e kësaj gjykate e do opinioni publik. Gjykata e Larte nuk ka nje strategji. Unë dhe koleget do ta hartojmë nje strategji. Njësia e shërbimit ligjor mund te ndihmoje ne uljen e fluksit te madh te dosjeve”, pohoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: