POGRADEC- Kandidati i katërt në listën e PD-së në Qarkun e Korçës, Klevis Balliu ka denoncuar për “BalkanWeb” dy raste sipas tij, të manipulimit të votave në Pogradec. Procesi i numërimit të votave në këtë qytet është ndërprerë pasi sipas tyre janë hedhur gabim në sistem 2 procesverbale.

“Është bllokuar numërimi i votave, pasi kemi dy raste, dje dhe sot, që vota të subjektit PD kalojnë online tek subjekte të tjera në ‘hije’. U kap ky fenomen, i cili po ndodh në të gjithë Shqipërinë! Sot u kapën 80 vota të PD të hedhura të PR. Dje ishin 220 vota të hedhura tek Nr.7. Kjo mënyrë është bërë tani e përsëritur dhe në e faktojme. KZAZ dje dhe sot mbajti në mënyrë unanime procesverbal në lidhje me këtë fenomen të përsëritur nga subjekti PS”, – ka denoncuar Klevis Balliu për “BalkanWeb”.

Pezullimi i procesit të numërimit të votave në KZAZ-në e Pogradecit konfirmohet edhe nga kryetari i KZAZ.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: