Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar fituese listën e përzgjedhur nga lideri i PD-së, Lulzim Basha, për të garuar për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë për ‘Frontline’ në ‘News24’, Berisha tha për Marsela Karapançon, se ajo listë ka politikanë të shquar, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile, etj. Ndërkohë, ai tha se vetë po të ishte kryetar i PD-së, do të bënte një listë tjetër.

“Së pari për listën, të komentoj se është një listë plotësisht fituese. A do ta bëja këtë listë?! Do të bëja listë tjetër. Në këtë mënyrë nuk e shoh listën. Fola se ajo është një listë e kryetarit dhe e Këshillit Kombëtar. Nëse do e bëja unë, do ishte e Sali Berishës, Këshillit, etj. Lista ka politikanë të shquar, personalitete të shquara nga fusha të ndryshme, njerëz, avoketër të vërtetë. Do kisha në lista, shumë më tepër se gjysma. Struktura e listës është politika. Pastaj shtohen edhe të tjerë. Politika është një avantazh.”, tha Berisha.

Po ashtu, Berisha komentoi edhe gjuhën e Ramës, i cili në fjalimet e tij i ka vendosur ‘nofka’ opozitarëve.

“Nëse të tjerëve iu erdhi keq, nuk mund ta mohoj se ndjeva një lloj pakënaqësie. Së pari kur një kryeministër, që ka qeverisur 8 vite, dhe s’ka ça thotë në fjalët inaugurale, veç fjalëve ordinere, s’ka ca t’u thotë qytetarëve shqiptarë përveç disfatave. Atëherë kjo do të thotë se Edi Rama është i kapitulluar. Ndjeva një ndjenjë kënaqësie. Sa i përket epitete, dua të ndalem diku. Ai ka firmosur dhe ka hedhur në treg një reklamë kundra meje, duke abuzuar në mënyrën më çnjerëzore, në të sëmurë sklerotikë. Ka njerëz që kanë të sëmurë në shtëpi dhe të kalosh në një formë të tillë është staliniste, është naziste, eugenike. Ti s’mund të përdorësh kurrë të sëmurë. Ato tallje i bën vetëm ai që nuk ka femra në shtëpi. Por një burrë që ka grua, vajzë, një gjë të atillë sja lejon vetes. Por duke qenë i përçmuar nga bilanci i tij dramatik, ky njeri ka bllokuar integrimin. Ai ngrihu rrogat. Ky njeri nuk tregon dot një vepër të vetëm përveç rrasave të gurit tek Sheshi Skënderbej.”, theksoi Berisha.

Po ashtu, Berisha u pyet edhe për kandidimin e Luljeta Bozos në listën e PS-së. Ai tha se nuk ka raste të tilla në botë që një 77-vjeçare të nisë politikën në këtë moshë.

“Të jem e sinqertë me ju, se në historinë e botës nuk gjendet në rast i vetëm që një 77-vjeçar të nisë politikën në atë moshë. Kjo nuk ndodh. Jo nuk është i ndaluar. I duhej Edi Ramës që ti thonë; midis menje dhe Bozon, kë do të mbani kryetar mua apo atë?! Pastaj vuri zonjën tjetër për t’ju thënë socialistëve se; nuk dështova, pata sukses me COVID, paçka se Shqipëria është 1-shi në botë për vdekshmërinë.”, pohoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb