Pas përballjes mes Arsenalit dhe Bayern Munichut, e cila përfundoi në barazim 2-2 në Ligën e Kampionëve, mesfushori anglez Declan Rice ka dalë në mbështetje të Harry Kane, duke e konsideruar bashkëkombësin e tij si një kandidat të denjë për fitimin e Topit të Artë.

“Ai është fituesi i qartë. Statistikat e tij flasin vetë, ndërsa viti që ka pasur është i jashtëzakonshëm. Kur luan me të, e kupton sa i mirë është, ndërsa kur luan kundër tij, e sheh se sa i vështirë është për t’u përballuar.

Goli-Jam shumë i lumtur. Gyokeres ka pasur ndikim të madh kur është futur nga stoli. Ai bëri disa lëvizje të shkëlqyera sonte dhe më krijoi mundësinë për të shënuar”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb