Gjatë fjalës së tij në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak, kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka shpërthyer ndaj krerëve të opozitës, Berisha e Meta.

Veliaj u shpreh se Berisha duhet të zbresë nga ballkoni dhe Meta të zbresë nga paralelja dhe të shkojnë në SPAK, veprim të cilin ata nuk e bëjnë sepse sipas tij “nuk janë burra”.

Duke iu referuar protestuesve para bashkisë, Veliaj tha se “secili prej maskarenjve aty përballë ka fundshpinën e vetë interes”.

“Le të zbresë nga ballkoni Sali Berisha dhe të shkojë në SPAK. Le të zbresë Ilir Meta nga paralelja dhe të shkojë në SPAK, po këta s’janë burra. Është aftësi e jashtëzakonshme të mbledhësh llumin bashkë. Mjafton të shikoje dje emisionet e lajmeve, dhe ti kupton se një nga meritat tona është se kemi mbledhur si armiq bashkë të gjithë llumin. Secili prej analistëve ka kërkuar diçka në bashki dhe nuk e kanë marrë. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Reli për atë portalin që nuk jepet leje në kopshtin zoologjik. E di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk i bën dhe faturon shifra të panevojshme dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri nuk e duan aspak.

Ai që ka ndërtuar pallat në mes të bllokut e ka shumë të lehtë sepse ky kryetar bashkie nuk e lë më të bëjë pallat në mes të bllokut duke ua vjedhur motrave besimtare. Secili prej maskarenjve që është aty përballë ka interesin e vetë, nuk qan hallin as për pastrimin as për shkollat. Shumica e analistëve që nuk kanë qenë mentor i askujt, burra nga 55 vjeç rrinë natën në TV sikur po shikojnë Pornhub si pitbulla që shqyejnë çdo gjë që u del përpara.

Asnjë të mos ketë asnjë iluzion, secili prej maskarenjve aty përballë ka fundshpinën e vetë interes, kanë vetëm një llogari. Unë llogarinë e kam me qytetarët“, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb