Kryeminsitri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin holandez Mark Rutte, ka folur në lidhje me anëtarësimin europian të vendit tonë.

Ai shpjegoi se ky është një proces i gjatë dhe çelja e bisedimeve duhet sqaruar se nuk do të thotë se Shqipëria do të jetë pjesë e Unionit, por vetëm se do të nisin bisedimet në një proces që do të zgjasë.

“Së pari mendoj se është e rëndësishme për të gjithë, nuk po flasim të bëhemi javën a muajin tjetër anëtarë, por të nisin bisedimet. Nuk ka të bëjë me një datë por ndërtimin e institucione të forta demokratike dhe një mjedisi të besueshëm demokratik të një demokracie funksionale.

BE dhe KE është një burim unik dije i mënyrës si ndërtohet një shtetit funksional demokratik. Pavarësisht datës, duhet të vijojmë rrugën.

Kur të vijë koha do të vlerësohet individualisht për çdo shtet. Është një proces që përbëhet nga rezultatet.

Asnjë vend jashtë Europës nuk e ka këtë burim dije sepse askund tjetër në glob nuk ka një makineri të tillë të të japë njohuritë dhe të vëzhgojë. Askund nuk ka si Holanda që të kritikon që të japësh më të mirën nga vetja. Pra është një dashuri e ashpër”, tha Rama.

Ndërsa zoti Rutte, ka shprehur shpresën se Maqedonia e Veriut do të pranojë propozimin francez, çka nuk do të lejonte ndarjen e proceseve me Tiranën.

“BE mendon se nuk duhet të shkëputen sepse janë hedhur goxha hapa. Ka një optimizëm që do pranohet kompromisi francez dhe i bëj thirrje ta pranojnë sepse është i drejtë dhe me të cili gjithkush fiton e humbet diçka, por është një rezultat e drejtë. Nëse nuk merr mbështetjen plani francez, do të ketë më shumë mbështetje për ndarjen. Le të shpresojmë që nuk do të jetë e nevojshme dhe të ecim përkrah drejtë së ardhmes.

Është një proces që kërkon kohë, progresi i Shqipërisë në shumë fusha është optimist, por është proces normal anëtarësimi që kërkon kohë.

Mbi këtë, shefi i ekzekutivit Rama tha se ndan të njëjtin mendim dhe se shpreson që qeveria maqedonase të marrë nesër një vendim mbi propozimin francez, i cili më pas do t’i kalojë Parlamentit.

“Nëse flasim për integrimin e vendeve ballkanike në BE, në këtë rast do nxitej rritja jonë dhe pastaj të anëtarësohemi. Këtë duhet të kuptojmë dhe të ndërgjegjësohemi. Sa i përket RMV jam e sigurt që të gjithë atje po na ndjekin për shkak të tij jo timin, përfitoj të them se është punuar 48 orë për një propozim final që trajtonte shqetësimin e RMV për propozimin e mëparshëm francez.

Do të ishte për të ardhur keq nëse kjo do të haste pengesa. Nesër me siguri do të merret një vendim në qeveri. Mund të ketë edhe shumë vite të tjera pritje sepse askush nuk ka dëshirë të shkojë pas e të rikthehet”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: