Gjykata e Tiranës dënon me 5 vite burgim Orges Bilbilin. Lajmi u bë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala.

Bilbili u cilësua fajtor për armëmbajtje pa leje dhe kanosje për shkak të detyrës të punonjësit të policisë. Ngjarja u zhvillua përpara shkollës ‘Niket Dardani’ në kryeqytet, ku mbeti e plagosur edhe një kalimtare e rastit.

Bilbili po gjykohet ndërkohë nga GJKKO bashkë me Anterio Kaloshin dhe Laert Haxhiun për masakrën e Lushnjës.

I riu dyshohet se në bashkëpunim me Laert Haxhiun ekzekutoi ne shtator të 2017 në Lushnje, Zamir Latifin e Jurgen Hoxhën, ndërsa plagosi një person tjetër. Në shënjestër të krimit ishte Xhulio Shkurti, nipi i kapobandës së Lushnjes Aldo Bare, që mundi t’i mbijetonte atentatit.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: