Policia në Tropojë ka proceduar penalisht një 39-vjeçar, pasi dyshohet se ka kanosur për motive të dobëta dy kushërinjtë e tij.

“Ndërkohë, vijon puna për kapjen e një 19-vjeçari, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë, në ajër, teksa shoqëronte 39-vjeçarin, në momentin e konfliktit”, njofton policia.

Njoftimi:

Kanosi me armë gjahu 2 kushërinjtë, për motive të dobëta, procedohet penalisht 39-vjeçari.

Sekuestrohet arma e gjahut.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e një 19-vjeçari, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë, në ajër, teksa shoqëronte 39-vjeçarin, në momentin e konfliktit.

Menjëherë pas njoftimit se në fshatin Mserr, një shtetas kishte qëlluar me armë, në ajër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. P., 39 vjeç, banues në fshatin Peraj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me armë gjahu, 2 kushërinjtë e tij, shtetasit A. P., 38 vjeç dhe A. P., 37 vjeç.

Më tej, u shpall në kërkim shtetasi F. N., 19 vjeç, banues në fshatin Peraj, i cili shoqëronte shtetasin V. P., në momentin e konfliktit, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër, me qëllim kanosjen.Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e 19-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: