Policia e Vlorës ka arrestuar një 17-vjeçar, pasi ka kanosur një shtetas duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Në pranga ka rënë edhe një 16-vjeçar, pasi ka fshehur armën e zjarrit.

Ndërkohë, po procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë për “Moskallzimi i krimit”.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e datës 17.03.2021, në fshatin Akërni, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi V. M. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur shtetasin E. I., 23 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë.
Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Pasi ka ndodhur ngjarja shtetasi D. Ll, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi V. M. ka kanosur shtetasin E. I.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve V. M, 17 vjeç, banues në fshatin Trevllazër dhe D. Ll., 16 vjeç, banues në fshatin Bishan.

Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit Dh.M, J. M, V. Ll, dhe R. B,, pasi ka qenë të pranishëm dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

C3236b44 8ad6 473f A0f2 490654b2b1f9
C3236b44 8ad6 473f A0f2 490654b2b1f9

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb