Kanye West e ka lavdëruar Drake duke u shprehur se është reperi më i mirë. Mirëpo përveç kësaj, artisti i ka shokuar të gjithë teksa është shprehur se Drake ka fjetur me ish-vjehrrën e tij, Kris Jenner.

Teksa ishte i ftuar në podcastin Drink Champs, Kanye filloi duke lavdëruar shumë Drake, me të cilin bëri paqe dhjetorin e kaluar pas një konflikti që patën, duke e cilësuar tani si “reperin më të madh ndonjëherë”. Më pas ai aludoi se krijuesi i hitit “Hot Line Bling ” kishte kryer marrëdhënie seksuale Kris Jenner e cila është 31 vite më e madhe se reperi.

Artisti u pyet nga prezantuesit e podkastit për një postim të fundit që ka bërë në Instagram.

“Po, ishte e rëndë”, u përgjigj Ye. “Ju e dini se çfarë do të thotë… Po, Corey Gamble e di se çfarë do të thotë”, shtoi ai, duke iu referuar të dashurit prej shumë kohësh të ish-vjehrrës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo nuk është hera e parë që Kris dhe Drake janë përfolur se kanë kryer marrëdhënie bashkë.

Në vitin 2018, u ngritën spekulime se reperi i Torontos kishte fjetur edhe me Kim Kardashian (asokohe ylli nuk fliste me Kanyen).

Gjatë paraqitjes së tij të mëparshme në “Drink Champs” nëntorin e kaluar, Kanye hodhi poshtë idenë se Drake ka fjetur me ish-bashkëshorten e tij, me të cilën ai ka katër fëmijë dhe aktualisht është i përfshirë në një divorc.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb