Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në aeroportin Heathrow të Londrës.

Sky News ka raportuar se mungesa e stafit dhe një problem me sistemin e bagazheve, ka krijuar kaos me valixhet të cilat kanë “pushtuar” një hapësirë goxha të madhe të aeroportit.

Redaktorja e Sky News, Deborah Haynes, ishte dëshmitare e skenave kaotike teksa u largua nga Terminali 2 i Heathrow-ut pas një mbërritjeje herët në mbrëmje nga Brukseli.

“Një nga shenjat që na bëri të kuptonim se diçka nuk shkonte mirë, ishte grumbullimi i valixheve pa pronarë rreth rripave të ndryshëm transportues. Më pas, kur dola jashtë, pashë këtë masë të çmendur valixhesh që mbushnin trotuarin si një qilim i madh bagazhesh. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Megjithëse dukej se po përpiqeshin të organizonin sa bindeshin për të lehtësuar kaosin.

Zyrtarët dukej se po përpiqeshin t’i rregullonin valixhet pranë shtyllave me shkronja nga alfabeti i ngjitur në to – mbase ishte që të korrespondonte me emrin e pronarit të secilës çantë”, është shprehur ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb