Leo Messi thyen heshtjen dhe në një intervistë ekskluzive për “Mundo Deportivo” përpiqet ti jap fund dyshimeve në lidhje më të ardhmen e tij: “E adhuroj këtë skuadër dhe vendin ku jetoj. Kjo është shtëpia ime. Më pëlqen rutina ime, si në aspektin profesional ashtu dhe në jetesë”. Në intervistën e tij për të përditshmen spanjolle, sulmuesi argjentinas ka dhënë dhe versionin e tij pas akuzave të lëshuara nga “Cadena Ser”, sipas së cilës, drejtuesit e klubit kanë paguar miliona për të dëmtuar imazhin e disa futbollistëve:

Mundo
Mundo

“Mbeta pak i habitur. Isha në udhëtim, kur erdha mësova çfarë kishte ndodhur. Presidenti na tha të njëjtat gjëra që ka deklaruar në media. Mendoj se është e çuditshme të ketë ndodhur diçka e tillë, nuk ka logjik. Presidenti na ka thënë se ka prova, të shohim tani se çfarë do të ndodh. Nuk mund të them shumë gjëra, por më duhet e çuditshme”.

Antonella
Antonella

Në fund Messi e mbyll ashtu siç dhe e hapi këtë intervistë, duke shprehur dashurinë e tij për Barcelonën: “Puna ime më lejon të qëndroj gjatë me fëmijët, më lejon të darkoj me Antonela dhe të marr fëmijët. Kemi një jetë shumë normale e cila më pëlqen shumë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: