Partizani mbetet një kantier ndërtimi, një skuadër që po ri formatohet nga e para. Në këtë fillim viti, klubi i kuq ndryshojë të gjithë stafin, duke nisur nga trajneri, ndihmësit e tij etj, por pati ndryshime edhe në kupolën drejtuese, teksa u afruar Dritan Dervishi, si drejtor sportiv, post që prej kohësh e mbante Olsi Rama, nga “halli”, siç u shpreh pak kohë më parë drejtori i përgjithshëm në një intervistë për News24.

Me sa duket, merkato ka sjell sërish përplasje mes palëve çka ka bërë që drejtori i ri të largohej as vetëm tre javësh. Burme për Panorama Sport pranë klubit të kuq bëjnë me dije se gjatë grumbullimit të skuadrës në qytetin e Elbasanit për tu përgatitur për ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit, Dervishi ka pasur mosmarrëveshje me drejtuesit e tjerë për çështjen e merkatos, por edhe të hierarkisë në klub.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb