Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka thënë për BBC, se forcat e tij ushtarake kanë ndihmuar emigrantët të kalojnë në Poloni. Në një intervistë nga pallati presidencial i Minskut, ai u shpreh:

“Mendoj që kjo është e mundur. Ne jemi sllavë, kemi zemra, trupat tanë dinë se emigrantët po shkojnë në Gjermani. Ndoshta dikush i ka ndihmuar, unë nuk do të merrem me këtë”, tha Lukashenko.

Më tej ai shtoi:

“Unë u thashë atyre se nuk do t’i mbaj emigrantët në kufi, do t’i mbajë ata në kufi dhe nëse ata vazhdojnë të vijnë tani e tutje unë nuk do t’i ndaloj ata, sepse ata nuk do të vijnë në vendin tim, ata po shkojnë tjetër vend. Kjo është ajo që dua të them. Por nuk i kam ftuar këtu dhe të je mi sinqertë nuk dua që ata të kalojnë përmes Bjellorusisë”, tha Lukashenko.

Kujtojmë se prej javësh situata në kufirin Bjerrorusi-Poloni është e tensionuar. Polonia ka akuzuar Rusinë e Bjellorusinë për fluksin e emigrantëve ndërsa këta të fundit, i kanë mohuar këto akuza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb