ITALI – Autoritetet kolumbiane sekuestruan një sasi rekord kokaine, në një plantacion me banane në qytetin kufitar Turbo. Presidenti kolumbian Juan Manuel Santos bëri të ditur se bëhet fjalë për 8 tonë kokainë, sasia më e madhe e sekuestruar ndonjëherë në historinë e Kolumbisë.

Por mediat italiane shkruajnë sot se një pjesë e mirë e kësaj sasie droge kishte destinacion Italinë, ndërsa trafiku do të kryhej falë bashkëpunimit të ngushtë mes trafikantëve kolumbianë dhe familjeve mafioze shqiptare.

Bëhet fjalë për një biznes të përmasave të jashtëzakonshme, shkruajnë mediat italiane, ku çmimi i drogës së papërpunuar rritet në mënyrë marramendëse me pagesat që “Ndrangheta” arrin të bëjë përpara se ajo të përgatitet, për t’u shpërndarë në të gjithë Europën, përmes Shqipërisë dhe zonave fqinje.

Sipas autoriteteve kolumbiane, kokaina e sekuestruar në Turbo i përkiste klanit “Usuga, një prej bandave me famëkeqe kriminale në vend.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: