GJIROKASTER– Blutë e Gjirokastrës kanë ndaluar mbrëmjen e së hënës 65 klandestin sirianë në komunën e Antigones. Burime zyrtare bëjnë të ditur se specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në policinë e Gjirokastrës, kanë marrë informacion se një grup klandestinësh po lëviznin në fshatin Arshilengo.
Menjëherë është organizuar operacioni dhe janë ndaluar 65 klandestinët sirianë, mes tyre 5 gra dhe 2 fëmijë. Klandestinët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek dhe kishin si destinacion Malin e Zi.
Ndërkohë policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Migracionit po punojnë për rikthimin e tyre në shtetin grek, pasi klandestinet dispononin leje qëndrimi në Greqi.
(m.k/BalkanWeb)