Vijojnë operacionet e DVP Korçë për goditjen e rasteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Strukturat e hetimit finalizuan një tjetër rast, ku në pranga ra një shtetas. Mësohet se shtetasi Z.B është kapur në afërsi të fshatit Drithas në Maliq, duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.
Dyshohet se i arrestuari i ka marrë emigrantët afër Kapshticës dhe ka tentuar t’i çojë drejt Tiranës në këmbim të shumave monetare.
Nga policia u sekuestrua automjeti tip Audi me të cilin Z.B. bënte transportimin e emigrantëve, po ashtu dhe disa telefona dhe një sasi lekësh.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
