ITALI-Shqiptarët trafikojnë drogë me motorrë uji drejt Italisë. Në brigjet e Santa Cataldo të Lecces u kapën 214 kg marijuanë, me vlerë 2 milionë euro, ndërsa në pranga ka rënë korrieri i drogës, një shtetas shqiptar. Sipas policisë italiane, ai është një 37-vjeçar nga Vlora me inicialet, T.L.

Kontrabandisti i ndaluar është një emër i njohur për policinë italiane, ai është arrestuar disa herë për trafikim drogë si dhe për shkelje të kodit të lundrimit dhe sigurisë në det.  

Ky eshte lajmi me i fundit qe publikojne mediat italiane, te cilat shkruajne shkruajne se operacioni u realizua nga Departamenti Ushtarak i Aviacionit Detar në bashkëpunim me Guardia di Finanzia të Barit.

Forcat policore u vunë mbrëmjen e djeshme në ndjekjen e 2 motorëve të fuqishëm që po lundronin në det. Në bordin e tyre ishte dhe ngarkesa e drogës, tashmë e sekuestruar nga policia italiane.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: