FIER- Policia e Fierit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit dhe Interpol Tirana kanë zhvilluar një operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore, duke arrestuar një 42-vjeçar nga Lushnja. Sipas të dhënave zyrtare është vënë në pranga Armelino Cauli, banues në lagjen “Gafurr Muço” në Lushnjë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Mësohet se Gjykata e Riminit, Itali ka lëshuar urdhrin e arrestit nr.8/697/99 R.G.GIP-1759 R.G.N.R datë 04.09.2000, për kryerjen e veprës penale “Plagosje me pasojë vdekje /vrasje/municione/armë zjarri/eksplozivë” që parashikojnë një dënim maksimal deri në 24 vjet burgim.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: