KUKËS- Policia e Kukësit ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Burime zyrtare bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi kosovar Admir Islamaj, banues në Deçan.

Islamaj u ndalua nga Policia Kufitare në Morinë dhe i është dorëzuar autoriteteve policore kosovare. Gjykata e Pejës kishte dhënë në vitin 2010 arrest me burg për 40-vjeçarin, pasi akuzohet për “Vrasje” të kryer në bashkëpunim.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb