Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani flet pas humbjes 1:0 me Kroacinë. Ujkani tha se në këtë takim u pa që Kosova nuk ka vetëm talente, por tashmë edhe një skuadër të organizuar.

“Sot ka qenë një ndeshje shumë mirë e organizuar nga ne. Koncentrimi mungoi vetëm të goli. Kemi luajtur kundër një skuadre me top lojtarë dhe treguam se nuk jemi vetëm talente, por kemi edhe skuadër. Jemi ekip i ri dhe duhet të përmirësohemi, por jemi në rrugë të mbarë”, tha Ujakni pas ndeshjes për Supersport.

Ai po ashtu foli edhe për ndeshjen e ardhshme ndaj Finalandes, ku shpreson në fitore.

“Do të jetë problem ndeshja kundër Finlandës, pasi kemi udhëtim dhe nuk kemi kohë për rikuperim, por në Shkodër do të japim maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv dhe shpresoj në fitore”, shtoi ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb