Nuk shkëlqyen në sfidën e parë kundër Kroacisë, nuk e bën një gjë të tillë as kundër Skocisë, dy të dhëna nuk përbëjnë një fakt por dukshëm kjo Angli nuk e ka shfaqur ende stofin e një ekipi favorit. I pari i përfunduar nën akuzë është kapiteni Harry Kane, lideri i “tre luanëve” vetëm i tillë nuk është për momentin, i mungon freskia në këmbë dhe aq më tepër të jetë kërcënues, ndaj Skoci e pa vetëm edhe në stol, i zëvendësuar në minutën e 74-ët, por ky fakt nuk e shqetëson sulmuesit e Tottenham: “Zgjedhjet i takojnë trajnerin, duhet ti pranojmë. Besoj se ishte një ndeshje e fortë, Skocia u mbrojt mirë, ky është futbolli. Asnjë ndeshje në evropian nuk është e lehtë”, u shpreh Harry Kane.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk e bën dramë barazimin përballë Skocisë as trajneri Gareth Sothgate: “Ishte një ndeshje frustuese por duhet dhënë merita edhe Skocisë. Nëse nuk arrin të fitosh një ndeshje, në fund është me e rëndësishme të mos e humbasësh. Kane? Kërkuam ta fitonim ndeshjen në ato momente, kishim nevojë për Rashford, gjithsesi nuk bëmë shumë për ta fituar këtë ndeshje”, u shpreh Sothgate.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb