Giorgio Chiellini, kapiteni i përfaqësueses “azurre”, ka njoftuar largimin e tij, ndeshja kundër Argjentinës do të jetë e fundit për të:

“Është normale që në moshën 38-vjeçare të ndaloj e të kuptojë disa gjëra. Nëse do jem mirë, do të luaj, e të përshëndetem me përfaqësuesen në Wembley, aty ku arrita një sukses të rëndësishëm në karrierën time. Do të ishte ndeshja ideale për tu përshëndetur me fanellën azzurre, ndeshja me Argjentinën për mua do të jetë e fundit me Italinë, për këtë jam i sigurt. Duhet ti lemë vendin lojtarëve të rijë e të talentuar”, u shpreh Chiellini për Dazn.

Ndaj Argjentinës, për mbrojtësit do të jetë ndeshje e tij e 117 me përfaqësuesen e Italisë, futbollisti i katërt me më shumë ndeshje për Italinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: