Ish deputeti i PS-së, Spartak Braho e ka quajtur skandal aferën e rrugës Kardhiq- Delvinë e cila mori 16 vjet për tu ndërtuar dhe në fund doli me një kosto sa dyfishi i asaj që ishte parashikuar.

Duke folur në rubrikën “Opinion” në Neës 24, ai tha se skandalet kanë përfshirë edhe Ministrinë e Shëndetësisë, që bën tendera për krevate dopio dhe karrige me lëkurë.

Rama përballë ka disa denoncime konkrete, ka disa protesta që do nisin…

Rama nuk e jep dorëheqjen, këtë vend e shpëton vetëm Drejtësia nëse bën punën e saj. Si e majta, si e djathta duhet të heqin dorë nga SPAK. Këtu kam parasysh një riorganizim për të hetuar këtë skandal. Duhet të përfshihen SHISH, Prokuroria e Posaçme, Krimi Ekonomik dhe të hetohen këto skandale.

Është skandal për ju kjo që po ndodh në rrugën Kardhiq- Delvinë? Ka 10 vjet kohë

Ka filluar qëkur ka qenë ministër Olldashi. Është në kuadër të aferave korruptive ku është përfshirë ministria e Ekonomisë. Balluku është pjesë e oligarkisë politike të Ramës, me atë zgjidh ato që do ai, për të krijuar atë që quhet “era e Ramës”. Ai është megalloman, i ka hipur në kokë që ti ngjajë njerëzve të mëdhenj. Po të ketë ushtri, fillon edhe luftën në Ballkan. Por nuk ka ushtri, s’ka as këllqe. Del atje dhe dënon gazetarët kot. Çpunë ka ai me gazetarët. Sido që të jetë, gazetari ka të drejtë.

Kjo fshihet pas këtij skandali?

Oligarkia ekonomike e grumbulluar në 10-15 vetë. Le të botojë listën e investitorëve strategjikë dhe të shohë. E kam parë listën dhe është për të vënë duart në kokë. Enturazhi ekonomik i Ramës dhe bankomati financiar i Ramës, ku fshihet drejtori i KESH, Vangjush Dako, etj. Problematika është shumë e ngjeshur. Pakënaqësia në opinion është e madhe. Si të mos zemërohesh kur ministria e Shëndetësisë blen krevat dopio. Po ia falim karrigen se do të rrijë rehat, po krevatin çe do. Ti ke bllokuar për mungesë ilaçesh laboratorin e analizave, tani blen krevate. Rama i ka hipur gomarit mbrapsht. Ka edhe ca drejtorë, si ajo e AKSHI-t që bën nga 90 milionë euro tendera, ndërkojë që e-Albania nuk funksionon.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb