Zv.presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Arben Dervishaj, ishte i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ku foli për sfidën e fundit mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila përfundoi me fitoren 1-0 për kuqezinjtë.
Gjatë intervistës, Dervishaj ndaloi veçanërisht te momenti i golit të Rey Manajt, i cili pas realizimit festoi me simbolin e shqiponjës, gjest që pasoi me ndëshkimin e tij me karton të verdhë.
Sipas Dervishajt, ndëshkimi nuk kishte lidhje me festën me shqiponjë, por me faktin që lojtari u drejtua në mënyrë të gabuar drejt pankinës serbe.
“Kartonin e verdhë Manaj e mori, jo për shkak të shqiponjës, por iu drejtua gabimisht pankinës kundërshtare serbe, dhe u mor si provokim nga arbitri,” sqaroi ai.
Ai theksoi gjithashtu se festimi me simbolin e shqiponjës nuk përbën shkelje sipas rregulloreve të UEFA-s, duke cituar një vendim të Komitetit të Apelit: “Mund të festohet me shqiponjë. Komiteti i Apelit në UEFA ka dhënë vendim që mund të festohet me shqiponjë dhe nuk ka problem.”
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
“Ja sa përqind kemi shanse për Play Off”, Tufa: Kujdes ndaj Andorrës, nëse gabojmë s’do kishte vlerë fitorja me Serbinë
-
Sfida në Leskovac, Reis Çiço: Tifozët serbë u sollën si mesjetarë në stadium, nuk heqin dorë nga urrejtja
-
“Ia dolëm vetëm falë qetësisë”, Tufa për Serbi-Shqipëri: Presioni i panevojshëm, është thjeshtë ndeshje futbolli
-
“Vuçiç mori në telefon pronarin e hotelit ku ishim”, zv/Presidenti i FSHF: Serbia rrezikonte vite përjashtim nëse shkelte masat e sigurisë
-
“Ky repart ishte për notën 10”, Zalla i bindur: Kombëtarja më e mirë që kemi patur, Manaj bëri gol zemre
-
Bruksel, NATO nis manovrat bërthamore “Steadfast Noon”
-
“Kartoni pas golit të Manajt, jo prej festës me shqiponjë”, zv/ Presidenti i FSHF: U mor si provokim nga arbitri sepse…
-
“Kritika kemi, por faktet flasin”, vlerësimi i Zallës: Puna e FSHF në rritje, Shqipëria tashmë pranë Play Off të Botërorit
-
U ndëshkua pas festës me shqiponjë/ Duka shuan misterin, tregon pse Manaj mori karton të verdhë