Një përleshje është shënuar në burgun më të madh të Ekuadorit, ku janë regjistruar të paktën 52 të burgosur kanë ndërruar jetë.

Sipas mediave të huaja, banorët që jetonin pranë burgut në Guayaquil, raportuan se kanë dëgjuar për orë të tëra të shtëna me armë zjarri dhe shpërthimi që vinin nga godina e burgut.

Një raport i policisë i parë nga Associated Press tha se 10 të burgosur u plagosën gjithashtu dhe u sekuestruan eksplozivë dhe armë.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale që pretendohet se dokumentojnë incidentin brenda këtij burgu, tregonin trupa, disa të djegur, të shtrirë në tokë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: