TIRANE– Këngëtari Kastro Zizo njihet për tipin e tij të veçante dhe që shpesh ka qene i pakënaqur me liderët politike që na udhëheqin. Por duket se Kastro ka ndryshuar qëndrim, pas një eksperiencë që ka pasur me punonjësit e UKT-së.

Ai tregon sesi kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe UKT u vunë në lëvizje për të zgjidhur problemin që ai kishte me ujin e pijshëm, ndërsa nuk nguron të falënderoje publikisht Erjon Veliajn.

“Merreni si të doni por nja 2 fjalë për Erion Veliaj unë dua ti them. Përveç faktit që unë kam një raport ndryshe dhe më të afërt me të di të them që shumë të rralla janë rastet ku një kryetar bashkie, aq më tepër i një qyteti të madh si Tirana të përgjigjet personalisht për një problem në dukje “i vogël” siç është uji në pallatet tona. Një gatishmëri absolute nga ai dhe stafi i UKT”, shkruan Kastro Zizo.
kastro
Kastro shprehet i impresionuar nga puna që po bëhet në kryeqytet.
“Përveç kësaj në këtë qytet po bëhet shumë. Thnx lali. P.s ky shkrim është sponsorizuar nga shpirti im tejet i lirë, kështu që evitoni msg fyese me bazë politike”, shkruan më tej Zizo në falënderimin e tij të publikuar në rrjetet sociale.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: