Kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani premtoi se vendi i tij do të dhurojë 100 milionë dollarë për të ndihmuar Ukrainën në rindërtimin e saj, gjatë një vizite në Kiev.

Gjatë vizitës në kryeqytetin ukrainas, Al Thani u takua me homologun e tij ukrainas, Denys Shmyhal, i cili falënderoi monarikën për mbështetjen.

“Ne e vlerësojmë që ju po vizitoni Kievin në këto ditë kur Rusia vazhdon të zhvillojë një luftë neo-koloniale kundër Ukrainës. Vizita juaj në një kohë kaq të vështirë për popullin ukrainas është një sinjal dhe dëshmi e rëndësishme e solidaritetit dhe mbështetjes së vendit tuaj për Ukrainën”, deklaroi kryeministri Shmyhal.

Paratë e dhuruara nga Katari do të përdoren në përpjekjet e rindërtimit të Ukrainës, veçanërisht “për të rivendosur kujdesin shëndetësor, arsimin, çminimin humanitar dhe projekte të tjera të rëndësishme sociale dhe humanitare”, sipas qeverisë ukrainase.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb