Kategoria e Parë do të zhvillojë këtë mesjavë ndeshjet e javës së 8-të të kampionatit. Pesë takime do të luhen të mërkurën, më 28 tetor, ndërsa java do të mbyllet të enjten, më 29 tetor, me përballjen Iliria – Flamurtari.
Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 13:30, me skuadrat që do të zbresin në fushë në kërkim të pikëve të radhës në kampionat.
Java e 8-të nis me përballjet Kukësi – Kastrioti, Korabi – Burreli, Bylis – Besa, Besëlidhja – Sopoti dhe Pogradeci – Oriku.
Të enjten, Iliria do të presë Flamurtarin, në ndeshjen që do të mbyllë këtë javë të Kategorisë së Parë.
Kategoria e Parë, java e 8-të
Kukësi – Kastrioti, 28.10.2026, 13:30
Korabi – Burreli, 28.10.2026, 13:30
Bylis – Besa, 28.10.2026, 13:30
Besëlidhja – Sopoti, 28.10.2026, 13:30
Pogradeci – Oriku, 28.10.2026, 13:30
Iliria – Flamurtari, 29.10.2026, 13:30
