KAVAJE-Shërbimet e Patrullës së Komisariatit të Kavajës, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve Edmond Tila, 22 vjeç dhe Artur Tila, 23 vjeç, banues në Golem Kavajë. Edmond Tilës iu gjet dhe sekuestrua tre doza lëndë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa dhe gjashtë doza shtetasit Artur Tila.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës Tilës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kapsolla detonatorë për fitil zjarr përcjellës; 18 copë fishek model 54, kalibri 7.62mm dhe 5 gëzhoja të kalibrit 8mm. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Kavajë për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“ dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit“.

Kapen në flagrancë shtetasit:

-Edmond Tila, 22 vjeç, banues në Golem Kavajë

-Artur Tila, 23 vjeç, banues në Golem Kavajë

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Artur Tila, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale

– 7 kapsolla detonatore për fitil zjarr percjellës
– 18 copë fishek model 54, kalibri 7.62mm
– 5 gëzhoja të kalibrit 8mm

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: