KAVAJË-Dy persona kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se janë autorë të vjedhjeve të disa banesave, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas njoftimit se në fashtain Bukaq ishte duke u vjedhur banesa e shtetasit F. B., bënë të mundur kapjen në flagrancë e Bernard Toçit, 24 vjeç, Orian Ramës, 21 vjeç.

Dy të rinjtë ishin duke u përpjekur të largoheshin me mjetin tip “Fiat” nga banesa e shtetasit F. B., në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, ku në brendësi të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 1 fshesë korenti
– 1 tavolinë hekurosje
– 1 hekur rrobash profesional
– panorama të ndryshme
– tapete të ndryshme, sende këto të marra në banesën e shtetasit F. B.

Nga hetimet e kryera është arritur të dokumentohet së këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin si dhe me shtetasin Albi Shaholli (i cili është shpallur në kërkim), janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit Kavajë;
– Më datë 06.03.2016, vjedhja e banesës së shtetasit Sh. H.
– Më datë 26.03.2016, vjedhja e banesës së shtetasit Y. D.
– Më datë 26.03.2016, vjedhja e banesës së shtetasit A. H.
– Më datë 03.04.2016, vjedhja e banesës së shtetasit V. D.
– Më datë 23.04.2016, vjedhja e banesës së shtetasit T. S.

Gjithashtu po punohet për dokumentimin e disa ngjarjeve të tjera të ndodhura në këtë juridiksion, ku këta shtetas dyshohen të jenë autorë të mundshëm. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale të “Vjedhjes të kryer në bashkepunim”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: