Ministrja e Kulturës  Elva Margariti, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale ka përzgjedhur katër dukuri shqiptare, për t’i kandiduar si “kryevepra të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”.

Margariti shprehet se janë përzgjedhur disa dukuri, e se tashmë dosjet janë gati për t’i kandiduar si “Kryevepra të trashëgimisë shpirtërore”.

Postimi i Elva Margaritit:

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale miratoi katër “dukuri” të denja për t’u kandiduar si “Kryevepra të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”, nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Dhe bëhet fjalë për: -“Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës” -“Rituali i lashtë i shtegëtimit të bagëtive” -“Xhubleta si teknologji dhe dijebërje artizanale unikale dhe format e përdorimit të saj-“Kcimi i Logut” etj.” -“Eposi i Kreshnikëve i kënduar dhe shoqëruar me lahutë”.

Tashmë po punohet për plotësimin e dosjeve, në mënyrë që të mund të kapim afatet e kandidimit.

#trashëgimikulturore

#traditë

#digjitalizim

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb