Komisioni Europian, në emër të BE-së, miratoi sot me tetë partnerë Memorandumin e Mirëkuptimit për programet e ndihmës makrofinanciare (MPJ).

Marrëveshjet janë pjesë e paketës së MPJ-së prej tre miliardë eurosh për dhjetë partnerë të zgjerimit dhe fqinjë, me qëllimin për t’i ndihmuar ata të kufizojnë ndikimin ekonomik të pandemisë së COVID-19.

“Mbështetja e fqinjëve tanë është thelbësore gjatë kësaj kohe krize, për të ruajtur qëndrueshmërinë e të gjithë rajonit. Si pjesë e përgjigjes globale të BE-së ndaj pandemisë së koronavirusit, ne po punojmë për t’i ndihmuar vendet tona fqinje të lehtësojnë sa më shumë ndikimin e COVID-19 mbi ekonominë”, tha Valdis Dombrovskis, zëvendësdrejtori ekzekutiv për Ekonominë i BE-së.

Për Shqipërinë, kushtet e politikave për programin e saj të MPJ-së prej 180 milionë eurosh kanë të bëjnë me forcimin e financave publike dhe qëndrueshmërinë e sektorit financiar, përmirësimin e qeverisjes, luftimin e korrupsionit dhe forcimin e mbrojtjes sociale.

MPJ është pjesë e angazhimit më të gjerë të BE-së me vendet fqinje dhe vendet e zgjerimit dhe konsiderohet si një instrument i jashtëzakonshëm i reagimit ndaj krizave të BE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb