NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

500 gr miell që fryhet vetë, 1 majë luge kripë, 250 gr gjalpë bimor, 2 filxhanë sheqer, 1 filxhan qumësht, 4 kokrra vezë, 1 bustinë vanilje, 1 lk pluhur pjekës, 1 filxhan fruta të thata (miks), 2 lgj konjak ose liker, Cipe limoni ose portokalli, 4-5 kokrra mollë
1 ls kanellë

Pergatitja

Përziejmë miellin me pak kripë dhe me pluhurin pjekës.

Përziejmë frutat e thata (rrush, arra, lajthi, fiq të thatë, etj) me pak sheqer, kanellë dhe konjak.

Rrahim gjalpin me sheqerin dhe sapo sheqeri të shkrijë shtojmë vezët një nga një. Me pas shtojmë miellin gradualisht si dhe qumështin duke vazhduar trazimin. Hedhim më pas frutat e thata dhe e përziejmë mirë brumin e kekut.

Në një tavë shtrojmë një letër kuzhine, e lyejmë mirë me gjalpë dhe rrjeshtojmë mollët të prera në feta. I spërkasim mollët me sheqer dhe kanellë dhe më pas vendosim brumin e përgatitur. E nivelojmë mirë kekun dhe e vendosim të piqet në furrën e parangrohur në temperaturën 170 gradë Celsius për 50-60 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb