Kandidati i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, i ftuar në emisionin “Real Sory” në “News 24”, deklaroi se sot kemi 3 organizata të korruptuara që drejtojnë vendin.

Përmeti theksoi se Bindja Demokratike dëshiron votën e qytetarëve për të ndryshuar Shqipërinë.

“Unë personalisht kam ardhur nga PD-ja, kjo nuk do të thotë se unë kërkoj vetëm votat e të djathtëve, por edhe të të tjerëve. Ne duhet të jemi të lirë, për të mos qenë as me Ramën, as me Bashën.

Çdo parti ka të drejtë të dalë jashtë partive të mëdha. Ne si BD kemi bërë lëvizje aktivitete dhe konkretizimi i Bindjes Demokratike u bë kur PD nuk ishte fare në zgjedhje.

Sot kemi 3 organizata të korruptuara që na drejtojnë dhe unë dua të kërkoj votën e njerëzve që besojnë se Shqipëria duhet të ndryshojë.  Opozita na ka kritikuar ashpër, neve Bindjes Demokratike. Ne në zgjedhjet e 2019 nuk morën shumë vota, por morëm 35 mijë vota në një të tretën e territorit. Ne kemi pasur reprezalje nga militantët e Partisë Demokratike. Kishte shumë demokratë që thanë mos na nxirrni tradhtar. Ne qëndruam sërish e do jemi zgjedhje pas zgjedhjeve”, tha Përmeti.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb